Skandali i Bistrit/ Linja e internetit e instaluar prej më shumë se një viti

Skandali i Bistrit/ Linja e internetit e instaluar prej më shumë se një viti

10:24, 16/08/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kallëzim që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndaj strukturës së forcave operacionale.

Mësohet se kallëzimi është bërë për një lidhje interneti që është zbuluar në godinën e tyre dhe dyshohet se përdorej nga agjentë të Forcave Operacionale.

Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.

Kjo linjë dyshohet se ishte e padeklaruar dhe është përdorur për të mos lënë gjurmë në IP në momentin që një agjent kryente veprime nga ajo linjë interneti.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se linja ka qenë e instaluar prej më shumë se një viti.

Kallëzimi në prokurori është bërë për shpërdorim detyre dhe përdorim i linjave të paautorizuara .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco