FOTO/ Kontrollohen dhe numërohen lakuriqët e natës në Shqipëri: Janë të mbrojtur me ligj

FOTO/ Kontrollohen dhe numërohen lakuriqët e natës në Shqipëri: Janë të mbrojtur me ligj

10:18, 16/08/2023
A+ Aa A-

Monitorohen lakuriqët e natës në Shqipëri: identifikohen 11 lloje, numëroehn 2600 individë, gjenden koloni kyçe në Parkun Kombëtar të Prespës.

Një ekip i PPNEA monitoroi vendstrehimet nëntokësore dhe habitatet pyjore të lakuriqëve të natës në Parkun Kombëtar të Prespës.

Ky sesion monitorimi, ndryshe nga ai i pranverës konsistonte edhe në kapjen dhe identifikimin nga afër të individëve të lakuriqëve të natës. Gjithsej u monitoruan 20 vendndodhje potenciale duke përfshirë shpella, bunkerë, ndërtesa të braktisura dhe habitate pyjore.

U arrit edhe kapja e 23 individëve në 5 nga vendodhjet e vizituara, me rrjeta specifike, duke bërë të mundur kështu identifikimin nëpërmjet pajisjeve të posaçme regjistruese. 

Nga kjo ekspeditë u zbuluan vendstrehime të reja për lloje të ndryshme. Gjithsej u identifikuan 11 lloje (rreth 34% e llojeve të Shqipërisë). Gjithsej u numëruan rreth 2600 individë, shumica prej të cilëve i përkasin dy kolonive në dy shpella.

Kujtojmë se të gjithë llojet e lakuriqëve të natës në Shqipëri janë të mbrojtur ligjërisht. Ky grup, më i përfaqësuari me lloje ndër gjitarët e Shqipërisë, përballet me rreziqe të shumëllojshme, që nga persekutimi i drejtpërdrejtë tek shkatërrimi i habitateve, shqetësimi në vendstrehime, mungesa e pyjeve të vjetër për llojet më të lidhura me këto habitate, etj.

Puna për zgjerimin e njohurive për ta, do të vazhdojë me monitorime edhe në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, paralelisht me masa konkrete të ruajtjes".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco