Bariu vdiq nga përplasja e dy makinave, arrestohen dy shoferët

Bariu vdiq nga përplasja e dy makinave, arrestohen dy shoferët

16:50, 13/08/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar i identifikuar si Vasil Gega ka humbur jetën pasditen e së shtunës në aksin rrugor ‘Gjirokastër-Kakavijë’.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë gjeti vdekjen Gega i cili që po udhëtonte me bagëti anash rrugës.  

Ndërkohë, 2 shoferët e makinave, një 47 vjeçar banues në Poloni i identifikuar si D. S., dhe T. G., 39 vjeç janë arrestuar nga policia.

Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor ‘Gjirokastër-Kakavije’, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco