Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Benz-i përfshihet nga flakët, shkrumbohen 3 mjete të tjera të parkuara pranë SHIK-ut

Benz-i përfshihet nga flakët, shkrumbohen 3 mjete të tjera të parkuara pranë SHIK-ut

08:15, 13/08/2023
A+ Aa A-

Katër automjete janë djegur si pasojë e një zjarri gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në lagjen "Apolonia" vetëm pak metra larg godinës së SHIK-ut në Fier.

Tre automjete janë shkrumbuar plotësisht dhe një tjetër me dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Makinat janë të markave Mercedes Benz, 2 Volzvagen dhe nje Nissan.

Nga zjarri janë rrezikuar edhe banesat, një pallat dhe një shtëpi private.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen "Apolonia" në qytetin e Fierit ku atomjetet kanë qënë të parkuara.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ndërkohë që pritet dhe sekuestrimi i kamerave për të parë se cilët kanë qënë autorët e kësaj zjarrëvënie nëse është zjarrëvenie e qellimshme.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen "Apollonia", Fier, automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar,

dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë  është djegur edhe automjeti tip "Nissan" në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip "Volksëagen", në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco