Emrat/ Ngjarje e rëndë në Maliq, burri plagos të shoqen dhe djalin, hap zjarr ndaj policisë

Emrat/ Ngjarje e rëndë në Maliq, burri plagos të shoqen dhe djalin, hap zjarr ndaj policisë

07:36, 12/08/2023
A+ Aa A-

Tmerr në fashtin Qesarak, Maliq.

 62 vjeçari Ramiz Muçllari ka plagosur  me thikë në këmbë bashkëshorten e tij 58 vjeçe, Pëllumbesha Muçllari dhe me sende të forta në kokë djalin e tij 27 vjeç, Kamber Muçllari.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco