Durrës, gjendet i vdekur një burrë në breg të detit

Durrës, gjendet i vdekur një burrë në breg të detit

09:38, 11/08/2023
A+ Aa A-

Një burrë 39 vjeç me iniciale M. A. është gjetur i vdekur në breng të detit mëngjesin e së premtes. Sipas policisë vendore, vdekja duket se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Në informacionin paraprak të Policisë së Durrësit thuhet:

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco