Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRAT/ Sherr e krisma armësh në Korçë, dy vëllezër në kërkim

EMRAT/ Sherr e krisma armësh në Korçë, dy vëllezër në kërkim

21:05, 10/08/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas informacioneve tre persona janë konfliktuar për motive të dobëta. Të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë dy vëllezër shtetasit Mateo dhe Dhimitër Dadushi të cilët për motive të dobëta janë konfliktuar  me qytetarin me inicialet F. R.

Si pasojë njëri nga dy vëllezërit ka qëlluar me armë. Policia bën me dije se dy vëllezërit janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

U konfliktuan me një shtetas për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër, identifikohen 2 vëllezërit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco