Humbi kontrollin e kamionit dhe plagosi 2 pasagjerët, arrestohet i riu në Maliq

Humbi kontrollin e kamionit dhe plagosi 2 pasagjerët, arrestohet i riu në Maliq

15:07, 10/08/2023
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar nga Maliqi është arrestuar pasi ditën e djeshme humbi kontrollin e kamionit që drejtonte duke bërë që ky i fundit të batohet në rrugë.

Për pasojë dy pasagjerë të kamionit u plagosën, ndërsa sot janë duke marrë ndihmën mjekësore.

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, ju informojmë se u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi në afërsi të fshatit Strelcë, automjeti kamion tip “Benz” u batua në rrugë, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, nga 27-vjeçari. Nga aksidenti, u dëmtuan 2 pasagjerë në këtë kamion, të cilët vijojnë të marrin ndihmë mjekësore, në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco