Të vritesh për punë të vonuar, si u ekzekutua sipërmarrësi shqiptar në Itali

Të vritesh për punë të vonuar, si u ekzekutua sipërmarrësi shqiptar në Itali

12:05, 10/08/2023
A+ Aa A-

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së Fatmir Ara më 2 Shtator 2022, janë shpallur të pandehur dhe gjyqi do të nisë më 12 dhjetor. Mediat italiane raportojnë se para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni, ku pritet të merret vendimi pë vrasje me paramendim.

Si ndodhi vrasja

Vrasja ndodhi më 2 shtator 2022, shkaku i së cilës ishte një investim që Davide Osella Ghena kishte bërë në Alba, ku kishte blerë një shtëpi në fermë për ta rinovuar. Punën ia kishte besuar Fatmir Arës, 43 vjeç, por punët po ecnin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar filluan të grumbulloheshin borxhe dhe probleme ekonomike. Kështu ai mendoi, sipas aktakuzës, se eliminimi i Arës do të ishte e vetmja zgjidhje për të hequr qafe vonesat dhe filloi të planifikonte vrasjen.

Së bashku me mikun e tij Andrea Fagnoni ai kishte bërë një inspektim në një zonë të San Carlo Canavese, në Strada Ronchi Ceretti. Plani parashikonte që shqiptari do të vritej nga Davide me një pushkë në pronësi të prindërve të tij, që ia kishin sjellë motra e tij Barbara që e kishte vjedhur fshehurazi, ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e atentatorit.

Kështu më 2 shtator Davide mashtroi Arën në San Carlo, me pretekstin se po fliste për punët: pasi mbërriti nga vendi ku kishte fshehur armën, autori nxori pushkën dhe qëlloi drejt viktimës. Pas të shtënave të para, sipërmarrësi është rrëzuar përtokë, por Davide nuk është mjaftuar dhe për të qenë i sigurt e ka qëlluar sërish. Më pas u arratis me një makinë, ku ndodhej dhe bashkëpunëtori i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco