Kosovë: Një i vrarë dhe tre të plagosur në një lokal në Skënderaj

Kosovë: Një i vrarë dhe tre të plagosur në një lokal në Skënderaj

10:14, 10/08/2023
A+ Aa A-

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt, njofton Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, thuhet se në lokal kanë hyrë dy persona të maskuar e të armatosur, duke shtënë në drejtim të viktimës.

Sipas Policisë rajonale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:21 të datës 10 gusht 2023, ndërsa njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetimet e para, sipas policisë, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafeteri, kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. “Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, njofton policia e Skenderajt.

Gjitha veprimet e ndërmarra policore, sipas njoftimit, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit  e Sektorit Rajonal, thuhet se janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj vepre penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco