Bosi i inceneratorëve mori 3.5 milionë euro nga burri i Elisa Spiropalit për matësat e ujit, ndërkohë që edhe ishte këshilltar i tij

Bosi i inceneratorëve mori 3.5 milionë euro nga burri i Elisa Spiropalit për matësat e ujit, ndërkohë që edhe ishte këshilltar i tij

17:49, 04/08/2023
A+ Aa A-

Dosja hetimore e SPAK për ish zv.kryeminstrin Arben Ahmetaj ka zbuluar se dy bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kishin shtrirë tentakulat mbi tenderat e ndërmarrjeve të ndryshme të ujësjellësve në qytete ku kryetarët e bashkive ishin zgjedhur nga Partia Socialiste. Kështu në gusht të 2010 në qendrën kombëtare të biznesit u regjistrua shoqëria guackë “Teo Alb”, në pronësi të kompanisë Teotec Telecommunication and information commercial and industrial.

Vetë “Teo alb” rezulton se është bashkëaksionere në kompaninë Sportel, ku administrator është Klodian zoto, dhe aksioner tjetër është kompania F.M.O e themeluar po nga Klodian Zoto. Sipas dokumeteve zyrtare 4 muaj pas themelimit kompania “Teo Alb” me kapital vetëm 36 mijë lekë, arriti të fusë ne xhep një kontratë prej 391 milionë lekësh, ose rreth 3,5 milionë euro me Ujësjellësin e Fierit për vendosjen e matësave për një periudhë gati 5 vjeçare, raporton Balkanweb.

Gjatë kohës që kontrata zbatohej, Klodian Zoto punësohet si këshilltar ligjor me kohë të pjesshme i drejtorit të ujësjellësit të Fierit, Salarjon Totaj. Totaj është burri i ministres Elisa Spiropali. Siç shihetm tentakulat e bosëve të inceneratorëve janë shtrirë në të gjitha nivelet e pushtetit dhe tregon se këta personazhe kanë qenë të suportuar nga një fuqi më e madhe se një ministër apo drejtor ujësjellësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco