'Mos i hidh mbeturinat kudo!'/ Zbulohet shkaku i sherrit në Shëngjin

'Mos i hidh mbeturinat kudo!'/ Zbulohet shkaku i sherrit në Shëngjin

10:56, 04/08/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme një shtetas nga Kosova mbeti i plagosur me thikë, pas një sherri për mbeturinat.

59-vjeçari Selim Bllaca u godit me thikë mbrëmjen e së enjtes në plazhin e Kunës në Shëngjin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri ishin banues në të njëjtin pallat, ndërsa ky i fundit ishte administrator dhe kujdesej për objektin ku ata jetonin në Shengjin gjatë stinës së verës.

Sipas burimeve, debati mes tyre kishte lindur që në orët e paradites të së enjtes, pasi 59-vjeçari Selim Bllaca i kishte kërkuar fqinjit të tij Hazir Berisha që të mos i hidhte mbeturinat vend e pavend. Kjo solli debate mes tyre, të cilat agravuan në orët e mbrëmjes, ku fillimisht u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin e me pas 66-vjeçari Hazir Berisha e ka goditur me thikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco