Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Humb jetën 25-vjeçari, policia: Ra aksidentalisht nga kati i 4 i pallatit

Humb jetën 25-vjeçari, policia: Ra aksidentalisht nga kati i 4 i pallatit

13:02, 02/08/2023
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati. Për pasojë, i riu ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në qytetin e Durrësit.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor). Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Një grup hetimor është ngritur dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco