Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

DIBËR/ Kundërshtuan policinë që të ndalonin ndërtimin e ujësjellësit, procedohen 9 persona

DIBËR/ Kundërshtuan policinë që të ndalonin ndërtimin e ujësjellësit, procedohen 9 persona

12:56, 02/08/2023
A+ Aa A-

9 persona do të procedohen në gjendje të lirë pasi kanë kundërshtuar kundërshtuar shërbimet e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës me qëllim që të ndalonin ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Kërçisht.

Për A.K., D.K., L.K., E.T., G.L., A.D., L.M., G.L., P.L, të gjithë banues në Maqellarë të Dibrës, materialet janë referuar në Prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit  A.K., D.K., L.K., E.T., G.L., A.D., L.M., G.L., P.L., të gjithë banues në Maqellarë, pasi kanë kundërshtuar shërbimet e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës, me qëllim moslejimin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Kërçisht”,-thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco