Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Nuk u ndalon policëve dhe i kundërshton me forcë, arrestohet emigranti nga Anglia

Nuk u ndalon policëve dhe i kundërshton me forcë, arrestohet emigranti nga Anglia

12:29, 02/08/2023
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë Rrugore në Dibër, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

I riu, i cili rezulton banues në Angli, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, teksa po lëvizte me automjetin e tij në qytetin e Burrrelit.

22-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco