Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ Televizioni belg: Brukseli dërgoi të dhëna të forta pas dekriptimit të SKY ECC

Arrestimi i Pëllumb Gjokës/ Televizioni belg: Brukseli dërgoi të dhëna të forta pas dekriptimit të SKY ECC

20:34, 01/08/2023
A+ Aa A-

Mediat franceze, holandeze dhe belge po i bëjnë jehonë operacionit ‘Metamorfoza’, ku u prangosën biznesmeni Pëllumb Gjoka, zyrtari i lartë policor, Oltion Bistri dhe prokurori Xhevahir Lita.

Televizioni publik belg, VRT, shkruan se ky operacion ka ardhur pas dekriptimit të telefonave SKY ECC.

“Prej ditësh ka qenë një lajm i madh në mediat shqiptare: disa drejtues të policisë dhe drejtësisë janë arrestuar në kuadër të një hetimi të madh për vrasje, korrupsion dhe trafik droge. Dhe, hulumtimi ka edhe një lidhje belge, sepse informacioni ka ardhur- ndër të tjera- nga telefonat SKY ECC që vendi ynë mund të thyejë dy vite më parë,” thekson televizioni belg.

“Lajmi goditi si bombë dy vjet më parë: vendi ynë kishte arritur të thyente telefonat e koduar të SKY ECC dhe kishte mundur të lexonte planet e një morie të tërë kriminelësh për muaj të tërë. Në vendin tonë, kjo rezultoi në një informacion të bollshëm- lexo: qindra dënime janë dhënë tashmë.

Por rezultatet nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Në fund të fundit, informacioni u nda edhe me disa vende të tjera. me suskes. Për shembull, një kartel i madh droge u godit në Serbi disa muaj më parë, Europol i quajti ata si ‘zotërit më të mëdhenj të drogës në Ballkan’. Dhe në Kolumbi, një nga kriminelët më të kërkuar të drogës, Dairo Antonio Usaga- i ashtuquajturi Otoniel- mundi të kapet në vitin 2021. Përsëri bazuar në informacionet nga SKY ECC.

Dhe gjykata belge mundi t’i transmetonte Shqipërisë shumë informacione interesante. Me emrin e koduar ‘Metamorfoza’, njësia speciale shqiptare kundër korrupsionit, SPAK, ka kryer disa bastisje gjatë javës së kaluar.

Tetë të dyshuar janë arrestuar, nëntë të tjerë janë ende në kërkim. Lajmi ka bërë bujë në Shqipëri prej ditësh, pasi arrestimet nuk përfshijnë vetëm emra nga bota e krimit, por edhe disa drejtues të policisë dhe drejtësisë dolën në sqetullën e hetuesve.

Ky hulumtim e vë në një pikë të ngushtë drejtësinë shqiptare. “Krimet janë kryer nga zyrtarët qeveritarë, oficerë të lartë të policisë dhe një prokuror. Kjo minon funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës”.

Pra, akuzat nuk janë më pak se: vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, trafik narkotikësh, anëtarësim në një organizatë kriminale, etj.

Gjatë 26 kontrolleve, janë sekuestruar edhe shuma parash, automjete të ndryshme, armë zjarri, telefona. Policia është ende në kërkim të nëntë të dyshuarve të tjerë, përfshirë E.M., një figurë famëkeqe në botën e krimit shqiptar, e cila është zhdukur,” raporton televizioni VRT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco