SYRI TV/ Rrezikoi të digjte disa banesa në zonë, arrestohet për zjarrvënie Petrit Uka

14:49, 31/07/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar dhe proceduar disa persona të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Një shtetas është arrestuar pasi ka ndezur zjarre për të djegur barishte pranë pronave të tyre, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat përrreth. Ndërkohë janë proceduar edhe dy persona të tjerë, por pas ndalimit ata janë liruar dhe do të procedohen në gjendje të lirë.

SYRI TV

Flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa qarqe të vendit, për këtë policia e shtetit ka nisur hetimet ndërsa ka vënë në pranga edhe personat të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Uniformat blu kanë identifikuar tre autorë të cilët do të përballën me akuzën e zjarrvënies. Njëri prej tyre u arrestua në flagrancë, pasi zjarri që ai ndezi rrezikoi banesat, ndërsa 2 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë. 

Policia Kavajë arrestuan 65 vjeçarin Petrit Uka, banues në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e kashtës, në tokën e tij, në fshatin Lekaj ndërsa zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikur banesa dhe prona të banorëve të tjerë të fshatit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, është bërë e mundur fikja e zjarrit.    

Ndërkohë edhe në Lushnje është proceduar një 43 vjeçar pasi dyshohet se në lagjen "18 tetori", zjarri që kishte ndezur për djegien e mbeturinave, ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të një shtetasi tjetër. 

Gjithashtu edhe në Gjirokastër specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuan materialet në Prokurori ndërsa nisi procedimi penal për një 58 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Dyshohet se 58 vjeçari ka ndezur zjarr për djegien e kashtes, në vendin e quajtur “Sifoni”, në fshatin Lazarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke rreth 5 dynym.      

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco