Shoferi i Lindita Nikollës bën viktimën: Qëllova me armë dhe ushtrova dhunë për t'u mbrojtur

Shoferi i Lindita Nikollës bën viktimën: Qëllova me armë dhe ushtrova dhunë për t'u mbrojtur

11:25, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi ka rënë në pranga, ish-gardisti Martin Nikolla është shprehur përpara oficerëve të policisë gjyqësore se konflikti ka nisur fillimisht nga anëtarët e familjes Kaçi.

Burime për Syri Tv bëjnë me dije se në dëshminë e tij ai ka treguar se ka qenë kryfamiljari Kaçi, i cili ka nisur të ofendojë dhe kërcënojë. Ai tha se edhe pse ka dashur të qetësojë situatën, ajo ka agravuar.

Më tej ai është shprehur se janë detyruar të ushtrojnë dhunë për t'u mbrojtur pasi situata po agravohej dhe e ka bërë për vetëmbrojtje. I pyetur edhe për të shtënat me armë, Nikolla është shprehur se qëllimi ka qenë të qetësojë gjakrat mes të përfshirëve në konflikt, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit dhe nëse do vijonte, dhuna mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Nikolla është shprehur gjithashtu se prej kohësh ata janë në konflikt me anëtarët e familjes Kaçi dhe nuk kanë mundur të bien në një marrëveshje për ta zgjidhur konfliktin e tyre.

Ai thotë se kanë tentuar disa herë të ulen e të bisedojnë, por ka qenë e pamundur për shkak se bisedat kanë vijuar me tone të larta dhe për të mos agravuar konflikti, ata janë shmangur disa herë për të mos u përballur me anëtarët e familjes Kaçi, por kjo nuk ka zjatur shumë për shkak se ata janë shumë afër me njëri-tjetrin.

Madje ai ka shtuar se konfliktet e herë pas herëshme ishin provokuar nga anëtarët e familjes Kaçi, teksa tregon se madje nuk janë treguar bashkëpunues për të zgjidhur konfliktin dhe ngjarja ishte e pritshme për shkak se situata ishte thuajse gjithmonë e tensionuar.  

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, tha Nikolla në dëshimë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco