Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pëllumb Gjoka porositi vrasjet, shoferi i tij ndihmoi në realizimin e tyre

Pëllumb Gjoka porositi vrasjet, shoferi i tij ndihmoi në realizimin e tyre

10:03, 29/07/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale.

Ish-efektivi i policisë, që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kishte rol aktiv në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shënjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.

Atentati dështoi në rrethana të paqartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja, jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para, do ta bënin vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco