VIDEO/ E frikshme, makina përplaset me trafikndarsen, shoferi përfundon në gjendje të rëndë

08:24, 26/07/2023
A+ Aa A-

Nje aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02 pas mesnate në aksin Vorë – Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

Një autoveture ti mercedes benz e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajse në dysh autoveturën.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e traumës me fraktura në kokë e demtime të ndryshme.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

Eshtë dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco