Zjarret në Fier,  Tiranë dhe Memaliaj: Të dhënat e fundit nga Mbrojtja

Zjarret në Fier, Tiranë dhe Memaliaj: Të dhënat e fundit nga Mbrojtja

08:16, 26/07/2023
A+ Aa A-

Informacioni i fundit nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me zjarret në vend, i përket mbrëmjes së të martës. Në të thuhet se Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së martë në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin.

Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco