Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan, zjarrëfikësit pa mjete, mundohen të fikin zjarrin me kazma e lopata

17:27, 22/07/2023
A+ Aa A-
Gjatë ditës së sotme është rindizur zjarri në pyllin me pisha e dushqe në Peshtan.
 
Burime informacioni për SYRI-n nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit "grykë" dhe  ka erëra të forta që ndihmojnë zjarrin.
Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.
 
Drejtori i zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka ka pohuar se situata  është shumë e vështirë. Tre grupe zjarrfikëse janë në terren. Po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.
 
Zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, shumë shpejtë do dali në rrugën e vjetër rurale Fier - Cakran në vëndin e qujatur "Qafa e Shkozës".
 
Fillimishtë priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.
 
Terreni është shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco