SYRI TV/ Tragjedia me katër viktima në Gramsh, banorët: Nuk lahemi në liqen nga frika

16:06, 22/07/2023
A+ Aa A-

Shkak i mbytjes së 4 personave në Gramsh u bënë gropat e hapura në thellësi të liqenit për ndërtimin e Hidrocentralit të banjës. Arben Zogu, 46 vjeç me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, 20-vjeç kishin shkuar për tu larë, por humbën jetën tragjikisht. Policia dyshon se viktimat kanë tërhequr njeri-tjetrin, teksa përpiqeshin të shpëtonin nga rreziku.

SYRI TV

Gropat e hapura përgjatë vijës së lumit Devoll gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Banjës, u bënë shkak i mbytjes tragjike të katër personave në këtë liqen. Dyshimet janë se Arben Zogu me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeçar dhe Esti 14-vjeçar, së bashku me kushëririn e tyre Melisin 20-vjeçar, shkuan pasditen e të premtes për tu larë në liqen.

Por pasi janë futur në ujë, ata kanë rënë në gropa disa metra të thella. Këtë version e konfirmoi edheshefi i zjarrëfiksëses në Gramsh, Ilir Llapushi. Dyshimet janë se të katër viktimat nuk dinin not, ndërsa mbytja ka ardhur si pasojë e tentativës për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Banorë të fshatit Cingar në Gramsh, tregojnë gjithashtu rrezikshërinë që paraqet larja në liqen, për shkak të gropave të hapura gjatë kantierit të hidrocentralit, ndërsa shtojnë se ngjarja i ka tronditur jashtëzakonisht.

Për gjetjen e trupave të viktimave u angazhuan polumbarët e RENEA-s, të cilët pas disa orësh kërkimesh nxorën deri në mesnatë të katër kufomat.  Viktimat e kësajt tragjedie ishin banorë të fshatit Cingar në Gramsh.

Në familjen e Arben Zogut dhe nipit të tyre u hapën dyert e mortit, ku këtë të shtunë qindra miq e të afërm kanë shkuar për të përcjellë në banesën e fundit viktimat dhe për t`u shprehur ngushëllime familjeve të tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco