Plagosje me armë në Shijak

Plagosje me armë në Shijak

15:13, 22/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kledi Çyrbja, ka plagosur me armë zjarri të llojit pistoletë 30-vjeçarin Saimir Bega, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, në Shijak. Sipas policisë vendore shtetasi K. Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin i cili është larguar nga pas plagosjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Shijak/U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosi me armë zjarri 30-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 18-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Ç., 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S. B., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco