SYRI TV/ 10 mijë euro për në SHBA, Kanada dhe Angli, zbulohet në Korçë laboratori i falsifikimit

14:40, 22/07/2023
A+ Aa A-

Nga 300 deri në 10 mijë euro paguanin shqiptarët për të marrë dokumente false për të shkuar ne SHBA, Kanada dhe Angli. Një operacion i policisë së Korçës ka goditur grupin kriminal të falsifikimit të dokumenteve duke vënë në pranga tre persona dhe kanë zbuluar edhe laboratorin.

Nga SYRI TV

Pas një hetimi pesëmujor, policia e Korçës ka zbuluar një laborator të falsifikimit të dokumenteve duke goditur grupimin kriminal që merrej më këtë aktivitet.

Në kuadër të operacionit "The counterfeiters" u ndaluan  Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë këta persona pajisnin me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qendrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të udhëtuar në hapësirën Schengen, SHBA, Kanada, Angli etj. Këto dokumente që prodhonin i shisnin kundrejt pagesës 300-10.000 euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni në banesat e dy shtetasve Thanas Sholla dhe Besnik Dine, dhe në automjetin e këtij të fundit, gjetën pajisje kompjuterike, makineri plastifikimi, fotokopje dokumentesh të huaja dhe një shumë parash.

Në vijim të kontrolleve të ushtruar në banesën e Artur Rakipit, u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për prodhimin e dokumenteve të ndryshme shqiptare dhe të huaja të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme dokumentesh të huaja dhe shqiptare të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti, pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, leje qendrimi, leje drejtimi, diploma shkolle); fotokopje dokumentesh të huaja; pajisje kompjuterike; makineri prodhimi dhe plastifikimi; vula, simbole, emblema të shteteve të huaja; automjete; shuma parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Gazetar: S. Xhomaqi

Pamje: Syri TV

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco