SYRI TV/ Shkrumbohet shtëpia, 6 anëtarë të familjes Gjata të mbetur në qiell të hapur apelojnë për ndihmë

14:08, 22/07/2023
A+ Aa A-

Familja Gjata në Berat që prej sot është në qiell të hapur. Banesa e tyre është djegur plotësisht dhe kryefamiljari bënë apel për ndihmë. Sipas Krenar Gjatës, kur shtëpia ka marrë flakë nuk ka pasur njeri dhe shkak dyshohet të ketë qenë bombola e gazit

Nga SYRI TV

Gjashtë anëtarë të një familje ne Berat kanë mbetur në qiell të hapur pasi shtëpia e tyre u dogj plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti” dhe fatmirësisht nga shkrumbimi i banesës ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar. 

Kryefamiljari Krenar Gjata shprehet se  në momentin kur ka rënë zjarri në banesë nuk ka pasur njëri ndërsa dyshohet së shkak është bërë bombola e gazit. Ai kërkon ndihmë nga institucionet vendore që të marrin masa për strehimin e tij dhe të familjes pasi tashmë janë në qiell të hapur

Zjarrfikësit kanë shkuar ne vendin e ngjarjes pasi janë lajmëruar dhe kanë izoluar flaket e zjarrit duke mos rrezikuar në këtë mënyrë edhe prekjen nga flaket e zjarrit të banesave të tjera 

Gazetar: A. Hajdari 
Pamje: Syri TV 
Montazhi: O. Demo 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco