VIDEO/ Polumbarët e RENEA-s futen në liqenin e Banjës për të nxjerrë trupat e mbytur

22:19, 21/07/2023
A+ Aa A-

E premte e zezë për familjen Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Gramsh! Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë, duke thënë se 4 anëtarët e familjes Zogu janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty.

 Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit! Trupat e tyre janë ende në ujë, ndërsa forcat palombarë të Reneas janë futur për të bërë të mundur nxjerrje e viktimave nga liqeni.

Vetëm pak ditë më parë, një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin e Vilëbashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç nuk arritën të dalin nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco