VIDEO/ I vihet flaka grumbullimit të mbetjeve në Vlorë

12:31, 21/07/2023
A+ Aa A-

Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë sërish ka marr flakë.

Një situatë alarmante është paraqitur paraditen e sotme, ku salla operacionale e zjarrfikses ka marr një telefonat, rreth orës 11:00 për një zjarr që po përparonte me shpejtësi, në fushën e grumbullimit të mbeturinave.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjet zjarrfikës si dhe disa efektivë të cilët prej 60 minutash kanë luftuar me flakët.

Si rjedhojë e lajmërimit në kohë dhe reagimit të shpejtë zjarri është shuar, teksa situata tashmë është vendosur nën kontroll.

Rreziku ka qënë tepër i lartë për shkak se flakët mund të përparonin dhe situata të kthehej në problematike si disa ditë më parë.

Zjarri dyshohet të ketë qënë i qëllimshëm, teksa në vendngjarje edhe policia e Vlorës e cila po punon për identifikimin e autorve të vendosjes së këtij zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco