I shpallur në kërkim për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 22-vjeçari nga Saranda

I shpallur në kërkim për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 22-vjeçari nga Saranda

09:16, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm. Në muajin qershor, i riu tentoi të ndihmonte disa emigrantë nga vendet e treta që të kalonin ilegalisht kufirin duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës.

Pasi ka vënë re që po ndiqej nga policia, 22 vjeçari ka braktisur automjetin tip “Benz” dhe është larguar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. N., 22 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 25”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco