Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Asgjesohen rreth 3000 bimë kanabisi në Lezhë dhe Mirditë, asnjë person i ndaluar

Asgjesohen rreth 3000 bimë kanabisi në Lezhë dhe Mirditë, asnjë person i ndaluar

15:39, 19/07/2023
A+ Aa A-

Policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies në total 2918 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë.

Sipas njoftimit të policisë, vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut.

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 2918 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në dy fshatra të rretheve Lezhë dhe Mirditë.

Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco