Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçari me motor. U përplas me makinë nga një shofer i dehur

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçari me motor. U përplas me makinë nga një shofer i dehur

13:05, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Bulticë të Tiranës. Viktima është 23-vjeçari me iniciale L.T.

I ndjeri ishte në drejtimin e një motori kur u përplas nga një makinë tip Audi.

Për shkak të përplasjes, 23-vjeçari humbi jetën.

Ndërsa shoferi i makinës, A.Sh. 53 vjeç, është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, 53-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe përplasi motorin duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco