Fqinji i grabit lekët dhe të dashurën 49-vjeçarit, më pas bën s*ks me dhunë

Fqinji i grabit lekët dhe të dashurën 49-vjeçarit, më pas bën s*ks me dhunë

15:16, 16/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri pasi i ka grabitur lekët fqinjit të tij, i ka grabitur i ka marrë me forcë dhe të dashurën.

Pasi e ka çuar në banesën e tij, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin 25-vjeçar me inicialet J. O.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco