Shqiptarët, algjerianët dhe pjesëtarë të komunitetit rom sherr në burgun grek, raportohet për 8 të plagosur

Shqiptarët, algjerianët dhe pjesëtarë të komunitetit rom sherr në burgun grek, raportohet për 8 të plagosur

17:02, 10/07/2023
A+ Aa A-

Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një burg të Avlonës, në Greqi.

 Sipas informacioneve nga mediat greke, në incidente janë përfshirë të burgosur nga Shqipëria dhe Algjeria, si dhe nga komuniteti rom.

Sipas informacioneve të para janë gjashtë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin “Evangelismos”.

Për shkak të situatës së rënduar, forca të shumta policore janë nisur drejt burgjeve për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.

Për momentin situata duket se po kontrollohet nga punonjësit e burgut dhe roja e jashtme e burgut.

Ndërkohë ende nuk ka të tjera detaje për gjendjen e të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco