EMRAT/ Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’

EMRAT/ Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’

22:00, 09/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Gramsh. mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi , 15 vjeç. 

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Gramsh/ Informacion paraprak 

Rreth orës 21:00, në unazën e qytetit, Gramsh, automjeti tip "Land Rover", që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin A. Ll., 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi A. Ll. dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco