VIDEO/ Pas denoncimit në media, policia nxjerr në kërkim djalin e deputetit të PS

21:16, 07/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit pas lajmeve të publikuar nga mediat është zgjuar dhe ka nxjerrë në kërkim djalin e deputetit të PS, Rrahaman Rranja si një nga autorët e rrahjes barbare në Krujë.

Policiaa bën me dije se në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

DVP Tiranë

Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco