Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Sot gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, avokati: Nuk ka qenë ai që ka nisur konfliktin

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Sot gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, avokati: Nuk ka qenë ai që ka nisur konfliktin

11:53, 07/07/2023
A+ Aa A-

Sot po mbahet seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar nga prokuroria si personi që vrau Pjerin Xhuvanin. Seanca e ditës së sotme, që ka nisur prej orës 10:00, do të fokusohet tek deklarimet e avokatëve, të cilët do të shprehin pretendimet e tyre përballë trupës gjyqësore.

Avokati mbrojtjës i efektives së Shqiponjave, Xhensila Sota ka kërkuar që të mos vazhdojë të procedohet si e pandehur në këtë gjyq pasi ajo është viktimë e kësaj ngjarjeje dhe se mori një plumb në këmbë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Paplekajt pretendon se nuk ka qëlluar i pari ndaj Xhuvanit.

“Avokati Mirash Martinaj ka ngritur pretendimin se ditën kur ndodhi vrasja në Pjerin Xhuvanit nuk ka qenë Paplekaj ai i cili ka qëlluar i pari në vendin e ngjarjes por se nga pamjet filmike rezulton se në vendngjarje janë përdorur tre armë të ndryshme dhe se janë marrë në cilësinë e provës materiale janë marrë 20 gëzhoja armësh. Sipas pretendimeve të avokatit, 7 nga këto gëzhoja i përkasin armës së Paplekajt ndërsa të tjerat i përkasin dy armëve të tjera që janë shkrepur nga persona të tjerë.“

Avokati pretendon se nuk ka qenë Paplekaj që ka nisur konfliktin me Xhuvanin ndërsa ka kërkuar që të rishqyrtojë edhe njëherë pamjet filmike pasi pretendon se ka mospërputhshmëri dhe se nuk e tregojnë të plotë ngjarjen. Ai gjithashtu ka kërkuar edhe sekuestrimin e një çante.

Ka ngritur pikëpyetjen edhe me një çanntë që sipas avokatit është marrë nga një person dhe se është larguar nga vndi i ngjarjes dhe çanta që ka pasur në dorë nuk është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mendohet se në brendësi të çantës ndodheshin mjete identifikuese të banorëve të lagjes 5 maji të Elbasanit dhe testera partie dhe një shumë e konsiderueshme parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco