VIDEO/ I dyshuar për masakrën e Fushë-Krujës, policia ndalon Valter Bamin

22:06, 06/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka bërë sot të mundur ndalimin e shtetasit Valter Bami i cili dy ditë më parë është shoqëruar si në person që ka dijeni për masakrën e ndodhur në Fushë-Krujë kundër shtetasit Gentian Bejtja ku mbeti i vrarë një person dhe  u plagosën dy fëmijë.

Sipas njoftimit të policisë ndali i Bamit është bërë me arsyetimin se pas ekspertimit ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco