U plagosën në atentat/ Ja gjendja e dy fëmijëve të mitur të Gentjan Bejtjas

U plagosën në atentat/ Ja gjendja e dy fëmijëve të mitur të Gentjan Bejtjas

11:48, 05/07/2023
A+ Aa A-

Dy fëmijë të mitur u plagosën mesnatën e së hënës duke gdhirë e marta në një atentat që kishte si shënjestër babain e tyre Gentjan Bejtja, një emër i njohur për policinë, por që i mori jetën 29-vjeçarit Ramazan Sino, kunatit të tij.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flasë për grupin hetimor.

Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Enver Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit, Iljaz Cali.

Kjo ngjarje dëshmoi së pari që kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar ta eliminojnë me çdo kusht, pasi nuk kursyen as fëmijët e mitur dhe ekzekutuan një person që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje kriminale në vend.

Kjo ngjarje sipas hetuesve duhet të hetohet me shumë ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në aksin Fushë-Krujë Lezhë pasi mund të hidhet dritë dhe mbi ngjarje të tjera të shumta kriminale. Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet dhe statusi i të penduarit nga drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco