Vrasja në Fushë Krujë/ Policia konfirmon vrasjen e 46 vjeçarit dhe plagosjen e nipit të tij

Vrasja në Fushë Krujë/ Policia konfirmon vrasjen e 46 vjeçarit dhe plagosjen e nipit të tij

01:15, 04/07/2023
A+ Aa A-
Njoftimi i Policisë së shtetit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fushë Krujë, ku një 46 vjeça ka humbur jetën dhe ka mbetur i plagosur nipi i tij.

Informacion paraprak i Policisë së Shtetit:

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip "Volkswagen".

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco