SYRI TV/ Fotaq Zaharia rekurs në Gjykatën e Lartë: Këmba më rrezikon jetën, dua lirinë

SYRI TV/ Fotaq Zaharia rekurs në Gjykatën e Lartë: Këmba më rrezikon jetën, dua lirinë

16:29, 02/07/2023
A+ Aa A-

Me pretendimin se ndodhet në kushte ç’njerëzore dhe degraduese, Fotaq Zaharia, i dënuari me 24 vite burg për vrasje në tentative, grabitje e pengmarrje kërkon lirinë. Ai mbeti i plagosur në këmbë ditën kur u arrestua nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, ndërsa vitin e kaluar, u dëmshpërblye me urdhër të Strasburgut me 13 mijë euro. Pretendimi i tij ka të bëjë me plagën në këmbë dhe mungesën e një ndërhyrje kirurgjikale pavarësisht vendimeve të gjykatave.

Syri tv

Fotaq Zaharia, i dënuar me 24 vite burg, për tentativë vrasje, grabitje dhe pengmarrje, i njohur si ‘i forti i Vlorës’ në periudhën e fund viteve '90 dhe fillim viteve 2000, kërkon lirinë nga burgu. Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendon se "mbajtja në kushte ç'njerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”.  Në janar të 2007 kur edhe u arrestua, rezultonte si një nga 10 personat më të kërkuar në Shqipëri.

Akuza më e rëndë ishte plagosja e shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliu, të cilën e kreu bashkë me Armando Begën, shokun me të cilin ishte arratisur nga qelitë e paraburgimit të Vlorës në vitin 2000. Fotaq Zaharia, u ndalua në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, mbeti i plagosur, pas të cilës erdhën edhe përpjekjet e tij të vazhdueshme me drejtësinë vendase dhe ndërkombëtare. Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht.

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e e tij. As në këtë rast, vendimi nuk gjeti zbatim, pasi mjekësia shqiptare pretendonte se e kishte të pamundur. Çështja vijoi në Strasburg ku vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, detyroi qeverinë shqiptare ta dëmshpërblente të dënuarin me 15 mijë euro, nga të cilat 13 000 për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 euro, për kostot dhe shpenzimet. Letra e vendimit/ Ky është vendimi i datës 1 qershor të vitit të kaluar i qeverisë shqiptare që ekzekuton urdhërin e Strasburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco