VIDEO-SYRI TV/ Blinin drogën si klientë, agjentët e infiltruar ‘fundosin’ grupin kriminal

14:13, 02/07/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga dosja hetimore që çoi në pranga 45 persona për trafik të lëndëve narkotike në Elbasan. Mësohet se në disa episode, për dokumentimin e aktivitetit kriminal, policia e e Elbasanit ka përdorur simulimin e blerjeve me agjentë të inflitruar. Trafikantët kontaktoheshin, u kërkohej sasia e drogës për përdorim, dhe lihej takim. Pranë tyre mbërrinte një agjent i infiltruar, teksa kolegët e tij dokumentonin me fotografime dhe përgjime ambientale bisedat.

Nga SYRI TV

Edhe në hetimet për shkatërrimin e disa grupeve të shpërndarësve të drogës në Elbasan, u përdorën metoda speciale të hetimit, ku përveç përgjimeve, trafikantët ranë edhe në rrjetën e agjentëve të infiltruar.

Një episode i tillë ka ndodhur më datë 10 qershor, ku Igli Mera kontaktohet dhe I kërkohet një sasi kokaine për përdorim. Pasi shprehet i gatshëm për ta shitur, drejt adresës së dhënë niset me autorizim një agjent për blerje të simuluar. Blerja u krye pranë një banese në Fushë_Mbret të Elbasanit ndërsa kolegët e ‘blerësit’ fotografuan episodin.

I arrestuari Denis Darzeza është një tjetër trafikant që bie në rrjetin e agjentëve të infiltruar. Episodi i fiksuar edhe me pamje filmike e akt-ekspertimi të drogës, është regjistruar më 31 maj të këtij viti në rrugën ‘Jordan Misja’. Agjenti dorëzoi pranë autoriteteve blerjen dhe rezulton të jetë metadon. Më 1 qershor, Gavrosh Berati komunikon në distancë pranë parkimit të pallatit ku jetonte me agjentin e infiltruar që ka vajtur për ti blerë drogë.

‘Në këtë vëzhgim konstatohet se shtetasi Gavrosh Berati nuk doli në asnjë moment nga banesa por gjatë gjithë kohës ka biseduar me agjentin e autorizuar nga brenda shtëpisë së tij. Ai i jep qesen agjentit dhe rezultoi me peshë 0.9 gramë kokainë’, thuhet në dosjen e prokurorisw.

Në dosjen hetimore thuhet se policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kokaine. Një efektiv i autorizuar takohet më datë 31 maj me shtetasin Erist Skilja.

‘Ata janë takuar 2 herë brenda ditës dhe dhe vëzhgimi u shoqërua me fotografitë përkatëse. Është sekuestruar një qese plastike me kokainë në peshën e 0.9 gram. Nga transkriptimi i përgjinmit ambiental personi i autorizuar me simbolin ‘K’ dhe Erist Skilja me simbolin ‘E’, dëgjohen duke folur për shitje të lëndës narkotike’, shkruhet në dosje.

E njëjta skemë është përdorur edhe për shpërndarësit e tjerë, si Florenc Demiri, Emiljan Dinja, Arsen Vishkulli etj. Të gjithë kanë rol të drejtëprdrejtë në trafikimin e drogës sipas Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco