'E mbaj të zgjedhur se e pi dhe vetë...'/ Zbardhen përgjimet si ra trafikanti në rrjetën e SPAK

'E mbaj të zgjedhur se e pi dhe vetë...'/ Zbardhen përgjimet si ra trafikanti në rrjetën e SPAK

13:16, 02/07/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti” i cili u finalizua dy ditë më parë, janë zbardhur disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan.

Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore, Hekuran Gjeli njëri prej të arrestuarve komunikon me agjentin e infiltruar nga grupi hetimor e pyet këtë të fundit për cilësinë e lëndës narkotike.

Pjesë nga përgjimet:

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K”: Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti!

Agjenti: Hajt.

Rezulton se shtetasi Hekuran Gjeli është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco