VIDEO-SYRI TV/ Krujë, reshjet përmbysin tokat me mbjella. Fermeri: Dëmi i madh, po falimentoj

12:09, 02/07/2023
A+ Aa A-

Rreth 60 ton misër dhe jonxhë të mbjella në fshatin Bilaj të qarkut Krujë, është shkatërruar nga përmbytjet e reshjeve të shiut gjatë natës. Fermeri Xhovalin Doda, shprehet se dëmi  i shkaktuar e ka falimentuar dhe për këtë bën përgjegjëse bashkinë pasi nuk ka pastruar kanalet kulluese.

Nga SYRI TV

Reshjet e shiu të rënë gjatë natës në rrethin e Krujës ka shkaktuar përmbytjen e qindra hektarë tokë të mbjella me prodhime bujqësore. Situata duket me problematike në fshatin Bilaj, ku sipërfaqja e tokës nën ujë është i madh.

Fermeri i zonës, Xhovalin Doda shprehet se rreth 60 ton mistra dhe jonxhë të mbjella, se bashku me makineritë, janë shkatërruar duke e falimentuar ekonomikisht.

Shkak për përmbytjet, sipas fermerit dhe banorët e zonës, janë mospastrimi i kanaleve kulluese nga bashkia e qytetit.

Reshjet e shiut kane përmbytur edhe katet e mendshme apo garazhet e banesave private, dhe për tërheqjen e ujit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco