Autobusi i unazës përplas një motor, plagoset një 12 vjeçar Foto ilutruese

Autobusi i unazës përplas një motor, plagoset një 12 vjeçar

09:18, 02/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e vogël të Tiranës.

Autobusi i linjës së unazës ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur një fëmijë 12 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco