SYRI TV/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit jep pretencën për autorin

16:05, 29/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin me 25 vite heqje lire të Arbër Paplekajt, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Paplekaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa mbetet në dorën e gjykatës të vendos nëse do e pranojë pretencën e organit të akuzës apo jo. Gjithashtu kjo e fundit, kërkoi dënimin e dy ish-nën-drejtorëve të Policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla me nga 2 vite shërbim prove.

SYRI TV

Pas më shumë se dy vitesh, nga ngjarja, Prokuroria e Elbasanit dha pretencën të akuzuarit e çështjes së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill të viti 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit, Prokuroria kërkoi dënim me 25 vite burgim për Arbën Paplekaj, i cili gjatë përplasjes në Elbasan dyshohet se vrau Pjerin Xhuvanin. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar që dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla të dënohen me dy vite shërbim prove, ndërsa për efektivët e policisë të përshirë në ngjarjen e 21 prillit është kërkuar dënim me 8 muaj shëbrim prove. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarime të rreme përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore. Tashmë mbetet në dorën e Gjykatës së Elbasanit, të japë vendimin përfundimtar për ngjarjen e para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, 9 persona u hetuan në gjendje të lirë lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco