Foshnja e porsalindur humbi jetën, arrestohen tre mjekë në Prizren

Foshnja e porsalindur humbi jetën, arrestohen tre mjekë në Prizren

10:45, 28/06/2023
A+ Aa A-

Policia ka informuar sot se janë arrestuar tre mjekë në Spitalin e Prizrenit, pasi një burrë ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave, foshnja ka vdekur dhe dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”./KosovaPress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco