VIDEO/ Po vadiste kanabisin në mes të vreshtit me rrush, arrestohet 37 vjeçari

10:35, 28/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 37 vjeçar në Fier pasi u kap në flagrancë duke vaditur me zorrë në dorë kanabisin në mes të vreshtit me rrush.

Sipas burimeve për SYRI-n, gjatë operacionit "Vreshti", u arrestua shtetasi Ervis Trifoni

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar "Vreshti".

Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush, vihet në pranga autori.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në  fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin E. T., në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco