FOTO/ Kush është grabitësi serial që vodhi pikën e këmbimit valutor

10:07, 28/06/2023
A+ Aa A-

Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit valutor në Astir nga ku u largua me rreth 30 mijë euro.

39-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë në 2015-ën.

Ndërkohë është arrestuar Enio Meçaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes. Meçaj akuzohet se i ka vënë në dispozicion Tafanit një garazh automjetesh dhe ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në zotërim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga Artan Tafani në grabitjen e ndodhur, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Në 24 qershor, Artan Tafani nën kërcënimin e armës ka arritur të grabisë 30 mijë euro nga pika e këmbimit vaultor në Tiranë dhe më pas u largua me biçikletë. Për ngjarjen, policia ka nisur verifikimet për 2 punonjës të pikës së këmbimit valutor nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me autorin.

Tafani ishte arrestuar më 13 gusht të vitit 2015 për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Lushnje.

Tafani do të akuzohej në atë kohë se më 15 korrik 2015, në bashkëpunim me Ersant Dervishin, kanë vjedhur me dhunë dyqanin e në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, duke marrë shumën prej 4 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco