EMRI/ Kamuflohej si shofer furgoni në linjën Tiranë -Klos dhe shpërndante drogë në veri, arrestohet 36-vjeçari, si u pikas nga policia

EMRI/ Kamuflohej si shofer furgoni në linjën Tiranë -Klos dhe shpërndante drogë në veri, arrestohet 36-vjeçari, si u pikas nga policia

09:54, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një 36- vjeçar, i identifikuar si Yllson Dani nga Tirana, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.

Në kaudër të operacionit “Kamuflimi”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë  dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni  vijon  për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco