Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Të shtëna me armë në Tropojë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Tropojë, dyshohet për të plagosur

20:16, 26/06/2023
A+ Aa A-

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tropojë.

Bëhet me dije se pas një sherri për motive banale në një servis në qytetin e  Bajram Currit,  nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person në këmbë.

Polica dhe grupi hetimorë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhet i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes.

Njoftimi:

Tropojë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. 

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco